Një personi në Prishtinë i kapet arma, shoqërohet në polici

Kronikë

Një personi në Prishtinë i kapet arma, shoqërohet në polici

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Policia në Prishtinë ka ndaluar një person në rrugën “Selim Berisha”, ku të njëjtit pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Sipas forcave të rendit, ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor.

Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat