Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje në Bibaj të Ferizajt

Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje në Bibaj të Ferizajt

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.R. dhe J.M. nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale vrasja e rëndë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e një restoranti në Bibaj të Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtënë në drejtim të S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm.

Ndërsa, i pandehuri J.M., me dashje ka ndihmuar të F.R., në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të fortë- sqepar, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i pandehuri F.R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë, raporton KosovaPress.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat