Vdes 64-vjeçari nga plaga me armë zjarri, rasti po hetohet si vetëvrasje

Kronikë

Vdes 64-vjeçari nga plaga me armë zjarri, rasti po hetohet si vetëvrasje

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 22:18
Ilustrim

Një 64 – vjeçar nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajt ka vdekur, pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet si vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka  thënë për teve1.info  se vdekja e 68-vjeçarit është konstatuar nga ekipet mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

Sot, rreth orës 12:15, është raportuar se në fshatin ‘Llaushe  të Skenderajt,  një person ishte plagosur  me armë zjarri dhe i njëjti ishte dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal ne Mitrovicë , ku rreth orës  13:36, mjeku ka  konstatuar vdekjen e viktimës G.B.,  mashkull rreth 64  vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është gjetur një  armë  e shkurte pistolete me shtatë  fishek dhe një gëzhoj. Hetuesit  policor në koordinimim me Prokurorin kompetent hetojnë rastin si vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat