Një person dyshohet se është lënduar në Kanionin e Mirushës.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se pas thirrjes urgjente hpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës ku dyshohet se një person është lënduar, transmeton KosovaPress.
"Pas pranimit të thirrjes urgjente në qendrën e thirrjeve,shpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës.Sipas informacioneve të para kemi të bëjmë me një lëndim të një qytetari,ekipet tona janë në vendngjarje.
Në vazhdim do të njoftoheni me detajet e zhvillimit të operacionit", thuhet në njoftim.