Policia gjen pushkë në një veturë në Shtime, e çon në mbajtje një të dyshuar

Kronikë

Policia gjen pushkë në një veturë në Shtime, e çon në mbajtje një të dyshuar

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policia në Shtime ka gjetur një pushkë gjysmë automatike në një automjet mbrëmë rreth orës 20:30.

Sipas njoftimit, automjeti është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor bashkë me veturën. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit është konfiskuar.

I dyshuari M.A, 45 vjeç është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të trajtohet nga hetuesit e stacionit policor në Shtime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat