Kanosi gjyqtarin pas përfundimit të seancës, i dyshuari shoqërohet në polici

Kronikë

Kanosi gjyqtarin pas përfundimit të seancës, i dyshuari shoqërohet në polici

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Në Vushtrri, gjegjësisht në rrugën “Skënderbeu”, të mërkurën rreth orës 11:30, një person është shoqëruar në stacionin policor.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një gjyqtar.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësore, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar”, tha PK-ja në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat