​Kapet një 45-vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë

Kronikë

​Kapet një 45-vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestojë personin e kërkuar me inicialet Sh. Sh. (45),

shtetas i Kosovës, i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit, raporton KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat