Kishte urdhër-arrest aktiv, ky është personi që u arrestua në Aeroportin “Adem Jashari”

Kronikë

Kishte urdhër-arrest aktiv, ky është personi që u arrestua në Aeroportin “Adem Jashari”

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një person i kërkuar nga Gjykata është ndaluar në momentin e hyrjes në vend përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Media raporton me burime se më 3 gusht, pas orës 16:30, Policia ka ndaluar Mentor Krasniqin, i cili rezultonte me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë.

Pas verifikimit të të dhënave, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Ai është ndaluar për 48 orësh. Rasti është në trajtim gjyqësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat