Një person qëllohet nga një plumb në kokë, rasti po hetohet në Rahovec

Kronikë

Një person qëllohet nga një plumb në kokë, rasti po hetohet në Rahovec

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat