Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronikë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 12:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy prej tyre kanë ndodhur në Rahovec, ndërsa nga një rast është shënuar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri.

Në katër raste, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa në tre raste të tjera janë liruar në procedurë të rregullt.  

Fushë-Kosovë (05.08.2025 – 15:08)

Një burrë kosovar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka kanosur bashkëshorten e tij, shtetase e Shqipërisë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë (06.08.2025 – 00:30)

Një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore. I dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në mënyrë të rregullt.

Pejë (01.08.2025 – 15:00)

Një burrë është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Gjakovë (05.08.2025 – 03:00)

Një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Pas trajtimit mjekësor, ajo është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rahovec (05.08.2025 – 01:15)

Dy të dyshuar (babë e bir) janë arrestuar pasi nuk kanë lejuar mbesën/vajzën e tyre të kthehet në shtëpi. Të dy janë dërguar në mbajtje.

Rahovec (05.08.2025 – 09:00)

Një burrë është arrestuar pasi ka kanosur bashkëshorten. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

Vushtrri (01–05.08.2025 – ora e pacaktuar)

Një grua dhe vajza e saj kanë raportuar se janë dhunuar nga bashkëshorti/babai i tyre. I dyshuari është tashmë në mbajtje për një rast tjetër, ndërsa ndaj viktimave është lëshuar urdhër mbrojtës.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për secilin prej rasteve të raportuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat