Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, në kuadër të planit operativ për parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.
Gjatë kontrolleve, një pasagjeri iu gjetën mjete monetare mbi sasinë e lejuar. Ai mbante 9,500 funta britanike (11,033 euro), ndërsa sipas procedurave ligjore, 25% e shumës iu konfiskua nga autoritetet.
Policia Kufitare ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si masë parandaluese për ruajtjen e sigurisë dhe respektimin e ligjit në pikat kufitare.
Njoftimi:
Kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër-Prishtinë
Prishtinë, më 18 gusht 2025
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet në realizim të planit operativ me qëllim të kontrollimit të pasagjerëve të linjës Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.
Në këtë rast, një pasagjer kishte mjete monetare mbi sasinë e lejuar: 9,500.00 £ (11,033.00 €). Sipas procedurave 25% e mjeteve janë konfiskuar.