Ferizaj: Persona të panjohur ia djegin viktimave 10 hektarë të mbjellë me mjedër, dredhëza e arra

Kronikë

Ferizaj: Persona të panjohur ia djegin viktimave 10 hektarë të mbjellë me mjedër, dredhëza e arra

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, persona të panjohur dyshohet se ia kanë vënë zjarrin disa hektarëve me të mbjella të ndryshme.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, thuhet se viktimat kanë raportuar të mërkurën pasdite se atyre u janë djegur 3 hektarë mal, 5 hektarë mjedër, 3 hektarë të mbjella me dredhëza dhe 1 hektar me arra.

“Ferizaj 20.08.2025-16:30.

Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi”, tha PK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat