Tentoi të kalonte kufirin me narkotikë, arrestohet shtetasi nga Franca në Morinë

Kronikë

Tentoi të kalonte kufirin me narkotikë, arrestohet shtetasi nga Franca në Morinë

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë arrestuar sot shtetasin E. A., 22-vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij gjetën në një çantë të fshehur një sasi lënde narkotike kanabis në formën e cigareve.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve Kukës sekuestruan sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, raporton KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat