Aksident mes një kamioni dhe tri veturave në rrugën Prizren-Dragash, disa të lënduar

Kronikë

Aksident mes një kamioni dhe tri veturave në rrugën Prizren-Dragash, disa të lënduar

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 16:20
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prizren-Dragash.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe tre vetura, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim”, ka thënë Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat