Një burrë në Obiliq ka vdekur pasi dyshohet se kishte pësuar lëndime trupore duke punuar në automjetin e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 dhe u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Obiliq / 25.08.2025-14:00.Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar I njëjti ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.