E trishtë: Ky është 75-vjeçari nga Klina që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kronikë

E trishtë: Ky është 75-vjeçari nga Klina që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 23:21
Tahir Berisha

Media ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë qëka ndodhur në fshatin Qeskov të Klinës, ku një burrë që jetonte i vetëm është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Siç mësoi media, viktima është Tahir Berisha rreth 75-vjeçar, i cili prej rreth 10 ditësh nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjarët. Kjo ka bërë që një e afërme e tij, të njoftonte Policinë më 25 gusht 2025, rreth orës 15:30.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet më 27 gusht 2025, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Qeskovë.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat