Prishtinë: Shoferi i një katërçiklete gjobitet për vozitje të rrezikshme

Kronikë

Prishtinë: Shoferi i një katërçiklete gjobitet për vozitje të rrezikshme

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer katërçiklete në Prishtinë, pasi kishte bërë vozitje të rrezikshme në rrugën “Agim Ramadani”.

Sipas njoftimit, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arritur ta identifikojë drejtuesin e katërçikletës, i cili ishte regjistruar ditë më parë duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme.

“Ndaj të njëjtit, konform ligjit të trafikut rrugor është shqiptuar gjoba për vozitje të rrezikshme, po ashtu edhe gjoba për mos vendosje të helmetës mbrojtëse”, thuhet në reagimin e policisë.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat