Aksident mes veturës dhe motoçikletës së Wolt në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë

Aksident mes veturës dhe motoçikletës së Wolt në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 00:36
Ilustrim

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se rreth orës 18:00 kanë pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat