Katër shtetas të huaj janë arrestuar nën dyshimin se gjatë kontrollit të veturës iu gjetën medikamente pa dokumente përkatëse.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën në Gjakovë dhe u iniciua si “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjakovë 01.09.2025-19:55. Janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas të huaj pasi që gjatë kontrollit të veturës me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar (drejtuesi i mjetit) dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.