​Ndalohet edhe një i kërkuar dhe i dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fajde

Kronikë

​Ndalohet edhe një i kërkuar dhe i dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fajde

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar I.M., 49 vjeçar, mashkull nga fshati Krushë e vogël , Prizren.

Sipas policisë, i njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për veprat penale ‘Fajde”.

“I dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat