Si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin V. M., 38-vjeç, banues në Vukpalaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim, raporton KosovaPress.
V. M. dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e Mukset, njësia administrative Shkrel.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.