Shtërpcë: Një i dyshuar tenton të godasë zyrtarët e Agjencisë Pyjore, rasti në hetime

Kronikë

Shtërpcë: Një i dyshuar tenton të godasë zyrtarët e Agjencisë Pyjore, rasti në hetime

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës kanë raportuar një sulm ndaj tyre në Shtërpcë, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:00.

Sipas raportit policor 24-orësh, një person i dyshuar që po drejtonte një automjet të tipit xhip, i ngarkuar me dru, nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i godasë ata.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori.

Ndërsa njësitë policore kanë nisur hetimet”, thotë Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat