Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje të rëndë

Kronikë

Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje të rëndë

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku, gjatë ditës së sotme janë pranuar katër pacientë.

Sipas njoftimit në Facebook,  tre prej tyre janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa një pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po trajtohet me kujdes intensiv nga ekipi mjekësor.

Nga Spitali i Pejës është bërë e ditur se personeli është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve të duhura për secilin pacient

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat