Policia e Kosovës (PK) njofton se pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim, në vendngjarje u gjetën pjesë të armëve dhe municionit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:09 në Vushtrri dhe u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Vushtrri / 07.09.2025 – 10:09. Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.
Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.