Dyshohet se hodhi koktej molotovi para dyerve të një lokali, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Dyshohet se hodhi koktej molotovi para dyerve të një lokali, arrestohet i dyshuari

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se para disa muajsh kishte hedhur koktej molotovi para dyerve të një lokali.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 28 korrik dhe është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Prishtinë / 28.07.2025 – 03:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti  para disa muajsh pas një mosmarrëveshje kishte hedhur një koktej molotovi para dyerve të një lokali.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat