Tre persona ndalohen për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” në Prishtinë

Kronikë

Tre persona ndalohen për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” në Prishtinë

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se sot, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

"Të ndaluarit janë personat me inicialet A.F dhe G.M, të cilët janë të lidhur me Autoshkollën “STOP”, si dhe M.TH, i dyshuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë. Ndërkohë, e dyshuara tjetër me inicialet A.A, po ashtu nga Kryqi i Kuq, Dega në Fushë Kosovë, është liruar në procedurë të rregullt: thuhet në njoftim

Sipas njoftimit, ky aksion është ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor të Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë dhe paraqet vazhdimësi të hetimeve të mëparshme, në të cilat ishin arrestuar një instruktor i autoshkollës dhe një ekzaminer i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme që lidhen me falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

Prokuroria e Shtetit ka theksuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për luftimin e korrupsionit dhe veprave penale, si dhe ka garantuar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për të çuar para drejtësisë çdo person të përfshirë në aktivitete kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat