Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mbrëmje në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nga aksidenti ka humbur jetën vozitësi i kamionit, teksa janë lënduar edhe katër persona të tjerë.
"Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën "Skenderbeu" në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara.Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar edhe katër persona të tjerë.Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", thuhet në përgjigjjen e Ahmetit.