Dyshohet se shtiu me armë në drejtim të një personi, arrestohet i mituri në Prishtinë

Kronikë

Dyshohet se shtiu me armë në drejtim të një personi, arrestohet i mituri në Prishtinë

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje, shtiu me armë në drejtim të viktimës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën në “Rrugën C” në Prishtinë dhe u iniciua si “Posedim & Përdorim i paautorizuar i armës”.

“Rruga C, Prishtinë 08.09.2025 – 13 :00.  Me 15.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuarit pas intervistimit (në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës) është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat