Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Prishtinë, njërit i konfiskohet një kallash

Kronikë

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Prishtinë, njërit i konfiskohet një kallash

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë lidhur me një tentim vrasje. 

Policia ka bastisur pronat e tyre ku ka gjetur një pistoletë dhe kallash.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË & SH. RR. P.& ARMËMBAJTJE PA LEJE – Prishtinë 13.09.2025-18:28. Lidhur me rastin është raportuar se me 18.09.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në vendbanimet e tyre dhe në një veturë pronë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar : një armë e shkurtër – pistoletë dhe një AK-47. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat