Arrestohet një person për ndihmë në detyrim, i realizuar në vazhdim të aksionit në Vushtrri

Kronikë

Arrestohet një person për ndihmë në detyrim, i realizuar në vazhdim të aksionit në Vushtrri

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se është arrestuar një person me iniciale Rr.M.

I njëjti dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale.

Sipas njoftimit, i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në komunikatë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat