Ngacmim në Prishtinë, arrestohet një person që tentoi të sulmonte një grua

Kronikë

Ngacmim në Prishtinë, arrestohet një person që tentoi të sulmonte një grua

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar në Polici se prej një kohe ishte ngacmuar vazhdimisht nga një person përmes rrjeteve sociale.

Sipas viktimës, i dyshuari, mashkull kosovar, i kishte dërguar mesazhe të shpeshta derisa më datën 29 shtator 2025 kishte shkuar deri në vendin e saj të punës dhe kishte tentuar ta sulmonte.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas rastit të raportuar, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat