Ofendoi dhe kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Ofendoi dhe kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Adem Jashari, Gjakovë 03.10.2025-08:43.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje i ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat