Ky është 21-vjeçari nga Suhareka që u kap me drogë të kamufluar në kavanoz me ajvar

Kronikë e zezë

Ky është 21-vjeçari nga Suhareka që u kap me drogë të kamufluar në kavanoz me ajvar

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Media mëson se 21-vjeçari Egzon Bytyçi, nga fshati Shirokë i Suharekës, është personi që është arrestuar nga njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prizren, pasi u kap me substancë narkotike të fshehur brenda një kavanozi me ajvar.

Operacioni është zhvilluar më 04 tetor 2025, rreth orës 12:30, në rrugën “Vahid Veselaj”, pas informacioneve operative se i riu do të pranonte një pako të ardhur nga Italia, e cila përmbante substanca narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit Golf IV, ngjyrë e kaltër, në të cilin ndodheshin katër persona, policia ka gjetur një qese me rroba dhe ushqime, brenda së cilës ishte një kavanoz me lëng të kuq (ajvar), ku ishte kamufluar 56.52 gramë hashash.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar substanca narkotike dhe një telefon mobil, ndërsa Bytyçi është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Krimeve të Rënda dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar origjinën e drogës dhe rrjetin e mundshëm të shpërndarjes me të cilin 21-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat