Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë, i dyshuari arratiset pas aksidentit

Kronikë

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë, i dyshuari arratiset pas aksidentit

Nga: A.M Më: 11 tetor 2025 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30 në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka tentuar të godasë me veturë zyrtarët policorë gjatë një pike kontrolli.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve dhe ka tentuar t’i sulmojë ata me automjetin e tij. Pas këtij veprimi, ai ka shkaktuar një aksident trafiku dhe më pas ka arritur të largohet nga vendngjarja, transmeton "Bota sot".

Gjatë incidentit, një nga zyrtarët policorë ka shtënë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat