​Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren, një person në gjendje të rëndë

Kronikë

​Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren, një person në gjendje të rëndë

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Nga aksidenti i rëndë trafiku që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren, një person është i lënduar rëndë.

Personi i lënduar është i intubuar në aparaturë pranë emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu bërë të ditur për KosovaPress, shefi i kësaj njësie, Naser Syla.

Syla:Pacienti në gjende të rëndë

“Në gjendje të rëndë është, është i intubuar, në aparat”, tha ai.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e KosovaPress, një kamion duket se ka dalë nga rruga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat