Prizrenasi arrestohet për dhunë ndaj babait, sulmon policët dhe dëmton zyrën e stacionit policor

Kronikë

Prizrenasi arrestohet për dhunë ndaj babait, sulmon policët dhe dëmton zyrën e stacionit policor

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 09:58
Policia

Një person në Prizren është arrestuar pasi që i kishte shkaktuar dhunë psiqike babait të tij.

Gjatë prangosjes, i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari edhe në stacion policor ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat