Lipjan: Hajnat i vjedhin qytetarit ari në vlerë prej pesë mijë eurove

Kronikë

Lipjan: Hajnat i vjedhin qytetarit ari në vlerë prej pesë mijë eurove

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person është ankuar se hajnat me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë me leje cal-9x19mm dhe ari në vlerë prej 5000 euro.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Topliqan në Lipjan, transmeton KosovaPress.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

"Fsh. Topliqan, Lipjan 21.10.2025. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur: një pistoletë cal-9x19 mm (me leje) dhe sasi ari në vlerë rreth 5000 €. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin", thuhet në raportin policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat