Ngacmoi të miturën, arrestohet burri në Gjilan

Kronikë

Ngacmoi të miturën, arrestohet burri në Gjilan

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se përmes telefonit i kishte bërë presion një të miture.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të mërkurën rreth orës 15:55.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai i ka bërë presion përmes telefonit  viktimës femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat