Arrestohet një person në Dragash pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait

Kronikë

Arrestohet një person në Dragash pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dragash / 25.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës m/k.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat