Ishte raportuar e zhdukur, vajza në Ferizaj gjendet duke bashkëjetuar me një person

Kronikë

Ishte raportuar e zhdukur, vajza në Ferizaj gjendet duke bashkëjetuar me një person

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë hetimeve për një rast të raportuar për një vajzë të zhdukur në Ferizaj, është vërtetuar se ajo po bashkëjetonte me një të dyshuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, palët u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa rasti u iniciua si “Sulm seksual”.

“Ferizaj / 25.10.2025 – 15:00. Raportohet se gjatë hetimeve të një rasti person i zhdukur është vërtetuar se viktima f/k ka bashkëjetuar me të dyshuarin m/k.

Në koordinim me prokurorin është incuar rasti dhe pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat