Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një grua që u raportua e zhdukur

Kronikë

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një grua që u raportua e zhdukur

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte dhunuar një grua që ishte raportuar e zhdukur për disa ditë.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit u arrit më 27 tetor, derisa i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte e raportuar e zhdukur për disa ditë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat