Kontrabandohen 22 krerë gjedhi nga Maqedonia e Veriut, ndalohet vitiasi

Kronikë

Kontrabandohen 22 krerë gjedhi nga Maqedonia e Veriut, ndalohet vitiasi

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një person në Debëlldeh të Vitisë është ndaluar për kontrabandë të 22 krerëve të gjedheve nga Maqedonia e Veriut.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është liruar, ndërsa gjedhet i janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar doganës.

“Fsh.Debëlldeh, Viti 31.10.2025-08:45.

Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga Maqedonia e Veriut ka kontrabanduar 22 krerë gjedhe. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektoret e AVUK-ut dhe prokurori. I dyshuari lirohet ndërsa gjedhet janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat