Një burrë është arrestuar në Partesh, pasi që kishte kërcënuar me armë zjarri gruan e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Partesh 05.11.2025 – 18:40.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me armë zjarri kishte kanosur bashkëshorten e tij.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe në pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.