Gjendet i vdekur një 46 vjeçar në fshatin Soponiçë të Kaçanikut

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 46 vjeçar në fshatin Soponiçë të Kaçanikut

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete mesditën e së dielës në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Viktima është e moshës 46 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Kanun Veseli.

Ai tha se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë lidhur me rastin, do të njoftoheni me raport në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat