Një vetaksident ka ndodhur sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin Trud.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e KosovaPress një automjet shihet të jetë aksidentuar teksa është i përmbysur në oborrin e shkollës, transmeton KosovaPress.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, teksa dyshohet se vetura ka dalë nga rruga.
KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar detajet e aksidentit.