Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Prishtinë – vjedhin para, orë e stoli ai

Kronikë e zezë

Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Prishtinë – vjedhin para, orë e stoli ai

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Në një shtëpi në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë raportohet se ka ndodhur një vjedhje.

Sipas Policisë, në shtëpinë e ankuesit, hajnat kanë vjedhur shumë të madhe parash, orë të vlefshme dhe stoli ari.

Derisa ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje nga persona të panjohur. Sipas viktimës kur është kryer vjedhja në shtëpi nuk ka qenë askush, nga aty janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat