Detaje nga zjarri në Pejë: U evakuuan disa banorë të banesave më lart

Kronikë

Detaje nga zjarri në Pejë: U evakuuan disa banorë të banesave më lart

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin e një zjarri në një objekt banesor në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se banesa e përfshirë nga zjarri gjendej në katin e tetë.

“Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe një ekip mjekësor. Policia ka evakuuar disa banorë, pasi në disa banesa më lart ishte përhapur tymi”, ka thënë Gashi.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje janë të pranishme njësitë kompetente policore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat