Konfiskohet një pistoletë me 72 fishekë në Rugovë të Pejës

Kronikë

Konfiskohet një pistoletë me 72 fishekë në Rugovë të Pejës

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Rugovë të Pejës.

Kjo pasi te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë dhe 72 copë fishekë.

Siç ka informuar Policia përmes raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditën e djeshme.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat