Tre persona janë arrestuar në Babush të Ferizajt pasi gjatë kontrollit në veturat e tyre iu gjet drogë, revole, e 36 fishekë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i substanca e psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Fsh. Babush, Ferizaj 24.11.2025-17:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre, në veturat e tyre dhe shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 1.314 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 24.4 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një armë zjarri revole, dy karikatorë 36 fishekë, para të gatshme 3750€ dhe 20 funta, tre telefona, dhe dy çanta”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.