Nuk i dha përparësi në semafor - detaje nga plagosja në Fushë Kosovë

Kronikë

Nuk i dha përparësi në semafor - detaje nga plagosja në Fushë Kosovë

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth këtij incidenti.

Sipas policisë derisa viktima mashkull ka qenë në semaforët për kyçje i dyshuari m/k për shkak që nuk i ka dhënë përparësi kalimi një i dyshuar mashkull ka dalur nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja.

Rasti në ndodhet në procedurë hetimore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat